Connect with us

Itali

Covid-19, Dr. Tafuri: Puglia po shkon drejt ngjitjes së kurbës, mbetet prapa nga pjesa tjetër e Italisë

Published

on

“Puglia po mbetet prapa pjesës tjetër të vendit, përsa i përketë kurbës kombëtare të COVID-19. Pjesa tjetër e vendit po shkon drejt një faze në rënie të kurbës, rajoni ynë është ende duke shkuar drejt ngritjes “. Kjo është ajo që theksoi Dr. Silvio Tafuri, kreu i Dhomës së Kontrollit të “Policlinico di Bari”. Sqarimi që ai bëri ishte i nevojshëm në situatën  e kundërrendjes negative të Pulias, krahasuar me rajonet e tjera, në lidhje me raportin e përqindjes midis testeve të kryera dhe rezultateve pozitive.

 

E gjithë kjo është për shkak të “dinamikës natyrore të përhapjes së virusit – specifikon Tafuri – e cila ndryshon nga territori në territor, dhe gjithashtu për shkak të vonesës me të cilën përhapja e virusit arriti në Pulia. Në Lombardi, për shembull, shenjat e para të ngadalësimit ishin që në fillim të nëntorit. Ne, në të njëjtën periudhë, ishim në një fazë të përshpejtimit të plotë ”, tha ai. Tafuri i bëri dhe një herë thirrje qytetarëve që të tregohen të vëmendshëm dhe të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë rregullat dhe protokollet anticovid. //Telebari