Aktualitet

Covid-19 i merr jetën në moshën 65-vjeçare aktores së “Lost”

Published

on

Aktorja Mira Furlan ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare dhe këtë e kanë konfirmuar familja dhe menaxheri i saj, raporton “BBC”.

Furlan luajti rolin e Ambasadores Delenn në dramën televizive të viteve 1990, “Babylon 5”, dhe rolin e Danielle Rousseau në dramën “Lost”.

Familja e saj i tha “BBC” se aktorja kroate vdiq të mërkurën për shkak të ndërlikimeve me “Virusin e Nilit Perëndimor”, virus i cili përhapet nga mushkonjat.

Furlan luajti në të pesë sezonet e “Babylon 5”, nga 1994-1998, pas së cilës ajo lindi djalin e saj të vetëm Marko Lav dhe lancoi ​​një album me titull “Song from Movies That Have Never Been Made”.

E lindur në Zagreb, aktorja u shfaq në filmin “When Father Was Away on Business”, në 1985. Ajo gjithashtu mori një nominim “Oskar” për filmin më të mirë në gjuhë të huaj.

Ajo emigroi në SHBA me bashkëshortin e saj, drejtorin Goran Gajic, në 1991, në fillim të luftës në ish-Jugosllavi.

Exit mobile version