Connect with us

Aktualitet

‘COVID-19 mund të rikthehet në dimër’/ Shkencëtari bën parashikimin për pandeminë, tregon efektin që i japin temperaturat e ulta

Published

on

BRITANI E MADHE- Temperaturat e ftohta të dimrit mund të shkaktojnë një valë të dytë koronavirusi në Britaninë e Madhe.

Një shkencëtar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka pohuar për mediat vendase se ka prova që virusi ka agresivitet më të madh në temperature të ulëta, më pak se 4 °C. , kështu Britania e Madhe mund të kaloj një izolim të dytë gjatë periudhës së dimrit. Sipas shkenctarit, nga rastet e derimëtanishme vërtetohet se virusi vdekjeprurës u përhap gjatë muajit shkurt dhe mars në Britanin e madhe. Dhe se tanimë që ndodhemi në stinën e verës, numri i të prekurve dhe të vdekurve është më i ulët pasi temperaturat janë rritur. “Ne mund të shpëtojmë me shumë njerëz për momentin sepse është verë. Realisht është vërtet e rëndësishme që të përgatitemi për sfidat që do të sjellë dimri,”-mësohet se është shprehur ai. Ndërkohë në Australi, një vend i cili po hyn në stinën e dimrit, janë shënuar rritje e rasteve të prekura me COVID-19. Nga ana tjetër, një e dhënë kontradiktore është se “Public Health England” ka bërë me dije se që prej 6 korrikut, shifrat e të prekurve janë rritur. A do të ketë vallë të drejtë shkenca? A do të ketë një valë të dytë pandemie me uljen e temperaturave gjatë dimrit?

 

Marrë nga Mirror