Connect with us

Shendeti

COVID-19 në Itali/ Shënohen 377 viktima dhe mbi 14 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

Published

on

Italia vijon të regjistrojë shifra të larta të numrit të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.

Sipas autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 377 persona nga COVID-19, ndërsa nga 270,507 teste të kryera, janë konfirmuar 14,218 raste të reja.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Italia numëron 2,6 milionë raste pozitive kurse numri i viktimave është 90,618.

Aktualisht, në kujdesin intensiv ndodhen të shtruar 2,142 pacientë, ndërsa pranimet ditore ishin 132. Të shtruarit në spital me simptoma janë 19,575.

Ndërkohë, raste aktive janë 429,118, nga këto 407,401 ndodhen në izolim në shtëpi dhe 19,575 ndodhen të shtruar në spitale me simptoma./ Opinion.al