
Dy makina janë përplasur sot në Fier-Vlorë, ku raportohet se dy persona kanë mbetur të bllokuar brenda mjetit.
Një fëmijë që ka mbetur i plagosur po transportohet drejt spitalit.
Dy persona ndodhen ende brenda njërës makinë, por nuk dihet nëse janë gjallë. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.