HOROSKOPI

Dashi, parashikimi i muajit Qershor 2020

Published

on

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Qershor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Dash, Hënën në shenjën e Dashit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Dashit. Për të gjitha shenjat ekzistojnë të njejtat lëvizje planetare në qiell por ndryshimi është këndvështrimi i shenjës i cili interpretohet çdo muaj. Në këndvështrimin e Dashit, këto janë pasojat apo rrjedhojat e secilës lëvizje të rëndësishme planetare këtë muaj.

Dielli është në shenjën e Binjakëve deri më datë 20 Qershor. Do përmirësoni komunikimin me të afërm, bashkëpunëtorë dhe me miqtë. Koha do ecë të fillojë shumë shpejt dhe kjo mund t’ju bëjë pak nervozë sepse ju duket sikur merrni shumë gjëra përsipër dhe nuk e dini a do ia dilni me të gjitha. Është kohë e mirë për të studiuar ose për të lëvizur brenda vendit. Do jetë periudhë e mirë për t’i thënë njerëzve idetë dhe mendimet tuaja pasi tani jeni më të aftë se zakonisht t’i shprehni qartë gjatë periudhës së ditëlindjeve të Binjakëve.

3 Qershor: Afërdita do rilind në shenjën e Binjakëve, meqë bashkohet me Diellin në këtë datë. Njerëzit me të cilët do komunikoni më shumë do jenë njerëzit të cilët ju stimulojnë mendërisht ose intelektualisht. Do doni afër dikë me të cilin mund të bisedoni mbi gjithçka që ju intereson. Nëse jeni beqarë, mund t’ju interesojnë dy njerëz prej të cilëve mund të vendosni tani ose më vonë.

5 Qershor: Eklipsi i Hënës së plotë në shenjën e Shigjetarit. Do jeni më të gatshëm për të bërë aventura, për tu treguar spontan. Do doni të bëni diçka jashtë të zakonshmes, diçka që e keni me shumë pasion. Shpirtërisht do rriteni shumë.

18 Qershor: Mërkuri zmbrapset në Gaforre dhe do jetë i zmbrapsur në Gaforre deri më datë 12 korrik, ndërsa më datë 20 Qershor Dielli do vijë në Gaforre dhe do jetë aty deri më datë 23 korrik. Do merreni shumë me shtëpinë tuaj. Do shikoni nëse vendi ku jetoni reflekton atë që jeni. Do jetë periudhë gjatë të cilës mund të ndryshoni mobiljet ose të merrni një vendim shumë të rëndësishëm. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe do reflektoni mbi themelin tuaj, fëmijërinë, rrënjët tuaja. Mund të bëheni të vetëdijshëm mbi modelet që keni patur dhe çfarë mendimesh kanë qënë negative ose të pasakta por që kanë një ndikim të rëndësishëm në jetën tuaj. Mos kini frikë t’i bëni vetes pyetje themelore e të ndryshoni. Mund të lidheni përsëri me familjen dhe të bëni paqe me të kaluarën tuaj.

21 Qershor: Hëna e re në shenjën e Gaforres. Mund të zbuloni diçka të re edhe pse mund të mos jetë gjë e re por të jetë një përfundim i ri mbi diçka që lidhet me familjen tuaj dhe kjo do ju ndihmojë që të shëroni një plagë emocionale. Hëna e re do ju japë kurajo për të përballuar rrënjet e komplekseve tuaja, çfarëdo kompleksesh të keni.

23 Qershor: Neptuni do zmbrapset në shenjën e Peshqve për 5 muaj. Duhet të ndiqni intuitën tuaj gjatë kësaj periudhe

25 Qershor: Afërdita do drejtohet në shenjën e Binjakëve dhe do vazhdojë në shenjën e Binjakëve deri më 7 gusht. Nëse jeni beqar, mund të njiheni me dikë gjatë një udhëtim të shkurtër ose nëpërmjet motrës/vëllait tuaj, nëpërmjet një fqinji, ose në internet. Do e keni shumë të lehtë që të gjeni fjalët e duhura për të thënë në çdo situatë të rëndësishme.

27 Qershor: Marsi do hyjë në shenjën tuaj dhe do jetë në shenjën tuaj deri më datë 6 janar 2021.Do ndjeheni shumë energjik. Gati për të filluar shumë gjëra të reja. Do jeni më impulivë dhe më të inkurajuar për të ecur përpara e për t’i konkurruar të tjerët. Mund të dilni të parët por kujdes me impulsivitetin.

30 Qershor: Jupiteri do lidhet me Plutonin për herë të dytë por të parafundit për këtë vit. Keni ndërtuar një strukturë shumë të mirë por me shumë mund. Tani do i shikoni frytet punës suaj të palodhur, ose nëse nuk ka qënë punë e palodhur, keni bërë zgjedhje të zgjuara për të cilat ia ka vlejtur të prisni. Karriera juaj do marrë një shtysë të madhe para. Në fund të muajit qershor dhe fillim të muajit korrik, keni mundësinë për të bërë atë gjë për të cilën keni pritur.

Qiell të Mbarë.

Exit mobile version