Aktualitet

Dëbora nuk ndalet as në pranverë/ Njihuni me parashikimin e motit për javën e ardhshme

Published

on

Duket se pranvera do të vonojë të vijë edhe pse jemi në mes të prillit. Kjo pasi në zonat malore do të ketë sërish reshje dëbore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se gjatë javës së ardhshme, vendi ynë do të përfshihet me reshje shiu herë herë intensive.

Parashikimi:

Java do të nisë me mot të qëndrueshëm me diell e vranësira hera herës mesatare e lokalisht të dendura. Prej ditës së martë e deri ditën e enjte vendi do të jetë në ndikim të kalimeve frontale. Kështu moti parashikohet kryesisht i vranët e hera herës me intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në intensitet të ulët e ndërsa të mërkurën në pjesën bregdetare e në veriperëndim edhe në formën e shtrëngatave me rrufe. Dëbora do të rikthehet në male në verilindje. Prej së enjtes pasdite situata vjen në përmirësim.

Era do të fryjë nga juglindja e të mërkurën në mesditë kthen nga veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme përgjtë brigjeve detare. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-5 ballë.

Exit mobile version