Connect with us

Aktualitet

Defekt në autobus, pasagjerja hidhet për të shpëtuar, vdes në spital në Elbasan

Published

on

Një autobus me 15 pasagjerë ka pësuar defekt në fshatin Tregan mbrëmjen e sotme në Elbasan. Në momentin që autobusi pësoi defekt një pasagjere nga frika dhe paniku është hedhur për të shpëtuar.

Si pasojë e plagëve të marra pasagjerja është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit Kirurgjik të Elbasanit, por pavarësisht ndihmës së mjekëve ndërroi jetë.

Pasagjerët e tjerë nuk kanë asnjë problem, shoferi është shoqëruar për t’u marrë në pyetje, ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen.