Connect with us

Aktualitet

Deklarata e Berishës për rikthim si kryetar i PD/ Arben Imami: Nuk e kuptoj!

Published

on

Arben Imami, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar deklaratat e Sali Berishës, që edhe mund të rikthehet si kryetar i Partisë Demokratike.

Imami tha se nuk i ka kuptuar këto deklarata dhe mesazhin e tyre.

E kam të vështirë ta kuptoj këtë deklaratë sepse ishte në prag të zgjedhjeve.

Është nga veprimet e vështira për t’u zbërthyer, sepse u tha në prag të zgjedhjeve. Nuk mendoj se ishte një lapsus, nuk e kam të qartë se cila mund të jetë rruga e realizimit sepse zgjedhjet u bënë. Nëse do të ishte para shpalljes së zgjedhje, do ta kuptoja si një propozim për të ridrejtuar partinë. Jam në pozicionin që nuk e kuptoj se cili është mesazhi.

Berisha e bëri të qartë që kjo po ndodh në një kontekst të ri të javëve të fundit.

Berisha ka bërë një deklaratë, duhet pyetur Berisha për atë“, tha Imami.