Aktualitet

“Dëmi është bërë”, kreu i Urgjencës: Infektivi në maksimum, së shpejti hapet Spitali Covid-2

Published

on

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj jep alarmin për rritjen e shifrave të personave të infektuar me koronavirus. Ai tha se gjendja te Spitali Infektiv është tejet e rënduar, me aktualisht 84 persona të shtruar. Sipas Brataj, rritja e shifrave do të vijojë pasi “dëmi është bërë” dhe me gjasë gjatë muajit korrik do të jetë nevoja e vënies në funksion të spitalit Covid-2. “Covid-1 po shfrytëzohet në maksimum, janë 84 aty. Unë mendoj se së shpejti do hapim Covid-2. Korrikun do ta kemi në gritje, se është maksimumi i dëmit që është bërë. Masa të tjera për ta parandaluar? Do krijosh distancimin fizik në një mënyrë apo në një tjetër. Nëse njerëzit vazhdojnë në këtë mënyrë, nëse baret do të rrijnë ngjeshur. Mënyra e jetesës do të kufizohet si në çdo vend tjetër. Nuk mund të lësh jetën e njerëzve në dorë të aventurierëve. Covid-19 po merr jetë edhe në moshë të re,” tha Brataj në emisionin “Opinion”.

Exit mobile version