Connect with us

HOROSKOPI

Demi i pari, Gaforrja e Fundit/ Astrologia Meri paralajmeron per ndryshime kete shenje

Published

on

Demi i pari, Gaforrja e Fundit/ Astrologia Meri paralajmeron per ndryshime kete shenje

 

 

Te gjitha shenjat duhet të bëjnë kujdes në mes të Tetorit, ku Mërkuri në shenjën e Peshores do të bëjë një katërkëndësh të vështirë me Plutonin nga Bricjapi. Këtu mendimet, idetë nuk do gjejnë një zgjidhje, çështjet shëndetësore, çështjet ligjore do të marrin pak vështirësi, humbje, kontradikta, strese, paqartësira.

Renditja e shenjave nga ajo me pak me fat te ajo me e favorizuar:

12.Gaforre

Pozicioni i 12 i Gaforres ka të bëjë me përballjen e fuqishme që ka pasur deri tani Afrëdita që ka qenë në shenjën e Gaforres me Saturnin. Ka pasur një ftohtësi në të gjitha llojet e marrëdhënieve, bashkëpunuese, martesore. Përderisa shanset iu dhanë Gaforreve për të shijuar dhe për të bërë gjëra, tashmë sikur të gjitha këto shanse sikur iu ngurtësuan ose e kanë të vështirë të kalojnë në një etapë të dytë. Marsi është kthyer në të kundërtën që ka të bëjë me karrierën e drejtpërdrejtë. Do humbasë terren, do humbasë energji, pozicion, vitalitet dhe energji. Përsa i përket karrierës, muajin tetor Gaforret do e kenë në dilemë dhe në vështirësi. Përsa i përket shëndetit, Gaforret nuk do kenë ndonjë problem të konsiderueshëm.

11.Bricjapi

 

 

Janë në muajin më pikant ose më të rëndësishmin të jetës së tyre. Tani do jetë çdo gjë e vërtetë, e drejtpërdrejtë, nuk do ketë më dyanësi, ose nuk ka më gjëra që i shohim ose ashtu ose kështu, çdo gjë do bëhet e drejtpërdrejtë. Mund të marrin dhe shanse shumë të mira. Ajo se çfarë duhet të kenë kujdes Bricjapët, janë kundërshtimet që vijnë në fund të muajit. Çështje ligjore, çështje udhëtimesh, kontaktesh, marrëveshjesh, situatash, çështjesh shëndetësore, të gjitha këto marrin një paqartësi të çuditshëm. Përsa i përket shëndetit, tek Bricjapët nuk ka ndonjë rëndesë ose ngarkesë, por do thoja që për të gjithë një periudhë pak e pa qartë ose që do jenë më dyshues, do jetë periudha e mes-muajit kur Dielli të jetë në kundërshtim me Neptunin.

10.Peshqit

Do të kenë pak ngecje se si do e menaxhojnë anën e tyre ekonomike, investimet dhe si do e menaxhojnë jetën e tyre personale. Nuk janë të vendosur, sa dhe si do i përkushtohen një marrëdhënie. A e duan fort një lidhje dhe do kenë tërheqje mbrapa. Pra nuk do gjejnë ekuilibrimin për dy muaj të asaj se çfarë vërtet duan të ndjejnë dhe të marrin në jetën e tyre, por fati i jep mundësi të merren dhe të investojnë. Nëse e duan diçka vërtet, duhet të jenë aty për të investuar. Neptuni do shkaktojë mjegullsi dhe paqartësi.

9.Dashi

 

 

Shumë gjëra kanë arritur Dashët gjatë vetës, por nuk e di sa e kanë vlerësuar e sa do i vlerësojnë, por është një moment kritik, që nga data 9 Marsi në shenjën e tyre është kthyer i kundërt dhe shumë nga gjërat që mund të kenë arritur, mund të përmbysen, prandaj duhet të tregohen të kujdesshëm. Të bëjnë kujdes rreth datës 15 në jetën personale, por edhe në një humbje ekonomike e cila mund të vijë nga një shitblerje jo e mirëmenduar ose nga një investim i menduar jo mirë sidomos në çështje pronësie. Përsa i përket shëndetit, do i dhembë pak koka sepse Marsi kthyer i kundërt në shenjën e tyre, ka të bëjë me kokën dhe rikthen disa dhimbje ose strese të çuditshme në jetën e tyre.

8.Binjakët

Shikoj një vjeshtë që mund të rikuperojnë çështjet ekonomike, çështjet sociale, do dalin pak më këndshëm, më të besueshëm dhe do kenë fatin e një pritshmërie të mirë materiale. Më në fund Binjakët do ndjejnë se janë kapur diku ose do të kënaqen ekonomikisht. Duhet të kenë kujdes në marrëdhëniet familjare midis datës 21, 23, 24. Aty mund të përkeqësohen ose do të kemi debate familjare ose çështje shumë të vështira përsa i përket një jete personale, ku mund të ndihen, të humbur, të tradhetuar ose të larguar nga një partner. Në biznes duhet të tregohen pak më shumë të kujdesshëm.

7.Shigjetari

Shigjetarët presupozohet të çlirohen mbas datës 13 sepse Jupiteri në Bricjap kthehet në rrugën e drejtë. Të gjitha ato gjërat që pengoi për t’i rregulluar, tani do i japë më me shpejtësi dhe të parët që përfitojnë, janë Shigjetarët, por do përfitojnë në çështjet ekonomike. Do shikojmë sa përfitime do marrin, janë në një rrugë të mirë, vetëm pengesat që mund të kenë në fund pas datës 21 në çështjet ekonomike nga ndonjë plan jo i hartuar mirë, ose ndonjë bashkëpunim jo i mirë, mund t’i vejë pak në vështirësi apo humbje ose në bashkëpunime që nuk mund të arrihen ashtu siç duhet. Shigjetarët janë në një moment, ku duhet të rregullojnë shumë çështjet ekonomike. Por të merren edhe pak me famën, emrin, reputacionin e tyre, nuk do ishte keq në këtë periudhë. Pjesa erotike është e mirë, gjithmonë duke u ngacmuar edhe nga persona që kanë pasur në të kaluarën. Pra do shijojnë, por gjithmonë me prurje nga e kaluara.

6.Peshorja

Peshoret janë në një moment delikat, por unë i kam vendosur në mes të të gjithë shenjave për të treguar që duhet të ruajnë ekuilibrin. Muaji tetor ësht i vështirë për Peshoret. Marsin në të kundërt e kanë përballë shenjës së tyre në Dash, kështu që do kenë probleme në martesë dhe në bashkëpunime të rëndësishme, por kryesisht shumica e Peshoreve në martesat ekzistuese, do u dalin probleme për një periudhë dy mujore dhe do të shikojmë sa do të rezistojnë këto martesa që kanë pasur probleme. Shëndeti nuk do jetë keq për Peshoret, por gjithmonë kur ke një Mars përpara, ai është shumë provokativ, të ngre nervat, të acaron, kështu që mendoj të ushqehen mirë për të përballuar, forcat e mëdha që do kenë. Një Peshore që tenton të bëjë karrierë këtë muaj dhe mendon se do të japë një vendim të madh, do hasë një vështirësi shumë të madhe.

5.Ujori

 

 

Ujorët janë disi të favorizuar sepse janë në një fazë parapërgatitore për vitin 2021 që është viti i tyre. Nëse deri tani janë konfuzë, tani që nga data 13, planet e tyre fillojnë të ecin megjithëse janë në prapaskenë apo në strategji. Do kenë një periudhë të mirë erotike dhe do ta shijojnë tetorin më mirë se çdo muaj tjetër të verës përsa i përket çështjeve personale, por gjithmonë duke u rikthyer në partnerët e të së kaluarës. Ujorët janë një shenjë e përparuar, që nuk bashkëpunojnë me njërëz që nuk u japin diçka në inteligjencë, kështu që do të mbartin energji bashkëpunuese në të gjitha sferat.

4. Virgjeresha

Virgjëresha ka Diellin në shënjën e vet. Kanë pasur një Hënë të plotë në datën 2 i gjithë romantizmi i botës në këto kohë të vështira erdhi përballë Virgjëreshëve dhe i tha shijojeni këtë fillim vjeshte me Hënë të plotë, ndjehuni më romantikë, më të këndshëm, përqafoni një marrëdhënie të mirë ose plotësohuni. Jupiteri kthehet në pozicion të drejtë, kështu që shumë Virgjëreshë do marrin energji pozitivë, për punë, karrierë, udhëtime jashtë vendit e të tjerë. Një zhgënjim do i vijë nga Neptuni në Peshk dhe kemi një përballje në mes të Tetorit midis Diellit në Virgjëreshe dhe Neptunit në Peshk. Disa Virgjëreshë dalin më shumë sesa duhet jashtë realitetit dhe disa të tjerë nuk e pranojnë një lloj ëndrre fare. Shëndeti është shumë mirë.

3.Akrepi

Marsi në shenjën e Dashit u dha një vitalitet gjatë verës, një lloj energjie për të punuar, për të vajtur në vende që nuk kishin shkuar më parë, kanë qenë më aktivë, më sportivë. Marsi kthehet i kundërt dhe ata duhet të rishikojnë edhe një herë për dy muaj, mundësinë për të ndrequr gabimet që kanë bërë në lidhje me punën. Mos harrojmë që Marsi është planeti i tyre ndihmues dhe detyrimisht në këto dy muaj do të japë ndihmesa. Jupiteri i jep mundësinë për plane, udhëtime, për kontakte, për biseda të këndshme dhe strategji shumë të mira. Në karrierë do kenë shansin e madh që të kenë ndriçimin e madh dhe një lloj sharmi. Në datën 15 nuk duhet të vendosin për asnjë gjë sepse do ishte një vendim që absolutisht nuk do ishte i kënaqshëm për pozicionet e tyre.

2.Luani

 

 

Kemi Afërditën në shenjën e Luanit dhe kjo i bën ata më të dukshëm, më të këndshëm, më të pranueshëm, më me shanse, më pozitivë dhe jeta do u sjellë më ëmbëlsirë në të gjitha aspektet. Do kenë kontakte dhe njohje të mira dhe rikthime të të drejtave të tyre nga e kaluara. Pavarësisht se Marsi do jetë i kundërt në Dash do kenë një pozicion të mirë kështu që edhe ato probleme apo njerëz që rikthehen ndoshta kthehen për të rregulluar situatat ose për të plotësuar jetën e tyre. Duhet të kenë kujdes pas datës 21.

1. Demi

Demët një shenjë toke që privilegjohen edhe nga Dielli në Virgjëreshë, edhe nga të gjithë plantët në Bricjap edhe nga Jupitëri. Shumë ëndrrave të Demëve marrin një lloj drejtimi të mirë. Kujdes nga ndonjë zhgënjim ose ëndërr e tepruar në mes të vetë Tetorit, kujdes në datën 15 sepse gjërat mund të bëhen të paqëndrueshme. Me paratë kujdes, jetën emocionale kujdes, mos shpenzoni dhe mos u shpërndani më shumë se sa duhet. Në fund të Tetorit duhet t’i kishtojnë më shumë rëndësi lodhjes dhe pak shëndetit. Duhet të çlodhen dhe të mos futen në mendime shumë të mëdha.