Aktualitet

Denoncimi i rëndë i dy vajzave që u vdiq babai në Infektiv, reagon Rama: Dolën dhe qanin të atin te gardhi, ju doni audiencë…

Published

on

Rama:

Këtu ka liri fjale, por ajo që po ndodh është insistimi për të skandalizuar publikun, siç ishte ai i një zonje që pretendonte se nuk po i jepnin as rrobat e të vdekurit. Nuk e kisha për këtë rastin e freskët, e kisha për atë që ishte më i ndenjur, e vërteta ishte se zonja nuk kishte kartë identiteti, dhe njerëzve iu dha informacion gjysmak.

Siç iu dha për ato zonjat që qanin babanë te gardhi i spitalit, të cilat i ngushëlloj. QSUT dha një të vërtetë krejt tjetër, nga ajo deklaratë dhimbjeje. Natyrisht që rastet e abuzuesve dhe të batakçinjve, si rasti që u demaskua dhe çoi pas hekurave katër bluza të bardha që mos qofshin fare duget të denoncohen.

Kjo nuk mund të njollosë punën e gjithë atij personeli që ka punuar prej një viti. Me shumë respekt për njerëzit që kanë dhimbje, i ngushëlloj të gjithë, mirëkuptoj më shumë ata që humbjet ia atribuojnë mjekëve, sesa ju që doni të fitoni audiencë me dhimbjen e tyre.

Exit mobile version