Connect with us

Aktualitet

Dëshmia tronditëse për vdekjen e Maradonës: Bombardohej me ilaçe nga mjekët, ia shkrinin në birrë!

Published

on

Kur kanë kaluar thuajse 3 muaj nga ndarja nga jeta e Diego Armando Maradonës (argjentinasi ndërroi jetë në 25 nëntor 2020) dhe hetimi për një “vdekje me dashje” sa vjen e po bëhet më i frikshëm, një tjetër prapaskenë e bujshme vjen së fundmi, e cila i përket psikopedagoges Griselda Morel.

“Monon (kuzhinierja e Maradonës) më ka treguar sesi infermierët apo edhe mjekët që kuronin Diegon shkrinin në birrë apo qoftë në një gotë verë.

E bombardonin me ilaçe në mënyrë që ai të flinte, pasi Maradona vuante prej shumë vitesh nga mungesa e gjumit. Dhe nëse ai flinte, edhe stafi mjekësor mund të relaksohej. Kishte ditë që Diego çohej në 9 të mëngjesit dhe kërkonte një birrë, por në vend që t’ia ndalonin, infermierët hidhnin edhe qetësues brenda saj”. tpz.al