Aktualitet

“Dështoi”, Basha: Rama premtoi uljen e çmimit të naftës, e rriti me 240 lekë për litër!

Published

on

Lideri i opozitës Lulzim Basha, ka renditur sot dështimin e radhës sipas tij, të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në “Instastory”, kryedemokrati thotë se na ndajë 59 ditë nga dita e zgjedhjeve, duke shtuar se Rama premtoi uljen e çmimit të naftës.

Përgjigja për këtë premtim të bërë sipas Bashës, është jo.

Sipas tij, kryeministri ka bërë të kundërtën duke e rritur me 240 lekë për litër çmimin e saj.

Ai ka shpërndarë në “Instastory” edhe një artikull ku Shqipëria renditet si vendi me çmimin më të lartë të naftës në Europë.
Tpz.al

Exit mobile version