Aktualitet

DETAJE/ “ I gjeta të gjithë në pishinë”, rrëfen ngjarjen tragjike në Velipojë, miku i familjes Gjoka: Gjendja është e rënduar, kanë djegie komplet

Published

on

Rrëfen miku i familjes Gjoka nga Velipoja, për ngjarjen e rëndë ku shpërtheu bombla e gazit,  si pasojë e të cilës mbetën të plagosur  katër anëtarët e familjes, pronarë të hotelit ku ndodhi shperthimi.

Miku i familjes Zef Zefi, ka thënë se ndërkohë që kishte dalë për të blerë bukë kishte dëgjuar shpërthimin dhe më pas kishte parë shtëllunga tymi teksa vinte në drejtim të hotelit të familjes Gjoka.

Më tej ai u shpreh se gjendja e të lënduarve është e rëndë, pasi kanë pësuar djegie të mëdha.

“Dola per te blere nje buke dhe kur degjova shperthimin. Vij kendej kur shoh tymin. Keto i kam miq se une jam vellai i gruas i pronarit te kesaj nderteses. Kur erdha ketu i gjeta te gjithe ne pishine. Jane zgjuar ne mengjes si çdo dite per te bere nje kafe dhe sa ka ndezur bombolen e gazit, ka shperthyer, dhe me duket se ka patur nje rrjedhje. Gjendja eshte shume e rende dhe kane djegie komplet. Ndoshta uji i pishines i ka bere mire por dikush thote se edhe jo sepse ia ka hequr nje pjese te lekures se trupit dhe them ishalla i ka ndihmuar uji. Mbreme sa kane ardhur tek hoteli. Miku ndodhet ne Itali dhe i ka thene familjes shkoni e pastroni hotelin me idene per te filluar punen se ketu nis me vonese sezoni turistik. Sa kane ardhur kane pastruar mbreme dhe ne megjes ka ndodhur kjo ngjarje”, ka deklaruar miku i familjes Gjoka

Exit mobile version