Aktualitet

Detaje nga skandali në Bashkinë e Kamzës/Ryshfet 1-3 mijë euro

Published

on

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg dy inspektorët e IKMT në Bashkinë e Kamzës, Dritan Nikoli dhe Ermal Baci. Dy inspektorët janë vënë nën akuzë për korrupsion. Nga hetimet e kryera nga SPAK, ka rezultuar se në rastet kur ata dilnin në terren, kërkonin ryshfet kur konstatonin ndërtime të paligjshme nga subjektet.

Dy inspektorët nuk kanë folur para Gjykatës, por, sipas SPAK, dyshohet se shuma që ata merrnin nga subjektet varionte në 1 deri në 3 mijë euro. Ndërkohë, nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme nuk figuronin persona të tjerë deri më tani të implikuar. Mësohet se ka qenë denoncimi i një qytetari që ka vënë në lëvizje strukturat shtetërore deri në arrestimin e dy inspektorëve.

 

Nga hetimet e kryera nga Policia Gjyqësore në Policinë e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, janë dokumentuar raste të veprimeve korruptive dhe të veprimeve në kundërshtim me ligjin, të shtetasve Dritan Nikolli, me detyrë Kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Kamzë dhe të shtetasit Ermal Baci, me detyrë inspektor pranë këtij institucioni.

Shtetasit Dritan Nikolli dhe Ermal Baci, për shkak të funksionit të tyre, kanë lejuar ndërtime pa lejë në territorin e Bashkisë Kamzë, kundrejt përfitimit të parregullt si dhe në disa raste të tjera të evidentuara nuk kanë përmbushur detyrën e tyre për të konstatuar dhe proceduar për ndërtimet pa leje, megjithëse kanë pasur dijeni për kryerjen e ndërtimeve pa leje për disa shtetas. Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg” ndaj shtetasve Dritan Nikolli dhe Ermal Baci, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Exit mobile version