Uncategorized

Detaje të reja nga përplasja në Tiranë me 4 të plagosur, u qëllua edhe me armë (sulmohet edhe kameramani)

Published

on

Detaje të reja mësohen në lidhje me konfliktin që ka ndodhur pranë shkollës “Çajupi” në Tiranë, mëngjesin e kësaj të hëne. Mësohet se gjatë sherrit njëri prej banorëve ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas është neutralizuar nga policia. Paraprakisht dyshohet se disa banorë janë konfliktuar fillimisht me sende të forta në afërsi të shkollës “Çajupi” por s’ka lidhje me të, dhe janë dëmtuar 4 persona, dyshohet me sende të forta.

Pjesë e ngjarjes është bërë edhe operatori i Fax News i cili në momentin që ka tentuar të filmojë konfliktin, është sulmuar fizikisht nga agresorët. Edhe pse operatori ka thënë se është në krye të detyrës, dhe punonjës i medias, në drejtim të mjetit të tij është gjuajtur me karrige, dhe më pas është tentuar dhe dhunimi i tij fizik.

E gjithë ngjarja është zhvilluar në praninë e policisë, që duket se e ka pasur të pamundur që të shuajë konfliktin, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur nga përdorimi i sendeve të forta. Është dashur ndërhyrja e një partulle shtesë policie për të shuar sherrin, ndërkohë që është sekuestruar dhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur nga një prej banorëve.

Exit mobile version