Connect with us

Aktualitet

SPAK ngre dyshime për abuzim, heton dy tenderat e Ministrisë së Mbrojtjes

Published

on

SPAK po heton në lidhje me dy tendera të Ministrisë së Mbrojtjes, atë për blerjen e maskave për ushtrinë dhe tenderin për ushqimet.

“News 24” raporton se gjatë hetimeve për tenderin e ushqimeve është zbuluar edhe tenderi për blerjen e 300 mijë maskave për ushtrinë.

SPAK ka ngritur dyshime në lidhje me arsyet e rinegocimit të tenderit. Për këtë arsye mësohet se është marrë në pyetje ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

SPAK po verifikon rolin e Olta Xhaçës në këto tendera.