Connect with us

Aktualitet

Detaje të reja/Atentat me kallashnikov ndaj të riut në Vlorë ndërsa lëvizte në këmbë (EMRI)

Published

on

Ka ndërruar rrugës për në spital i riu i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë. Policia bën me dije se viktima është G. Q, rreth 40 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

 

Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:16, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit është plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi G. Q., rreth 40 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.