Connect with us

Aktualitet

Detajet/ Shtypi qëllimisht për vdekje 68-vjeçarin në Mirditë, autori dhe viktima kishin konflikte prej kohësh, si ndodhi ngjarja e rëndë

Published

on

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në fshatin Bungaj të Mirditës, ku u aksidentua për vdekje Mark Deda 68-vjeç.

Pas veprimeve hetimore ka rezultuar se aksidenti ka qenë i qëllimshëm dhe në orët e pasdites të së mërkurës është prere fletë arresti për autorin e ngjarjes, shtetasin Mhill Gega, 60-vjeç, banues në Bungaj.

Ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes me dashje dhe materialet janë referuar në prokurorinë e rrethit gjyqësor Lezhë. Sipas burimeve, autori dhe viktima kishin pasur konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin prej më shumë se 1 viti dhe për këtë ka qenë në dijeni edhe policia. Trupi i viktimës u gjet në rrugën e fshatit Bungaj nga banorë të zonës, të cilët njoftuan menjëherë policinë në lidhje me ngjarjen.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se autori e ka goditur nga pas me makinë 68-vjeçarin dhe më pas është larguar, për t’u ndaluar nga policia pak orë pas ngjarjes. Fillimisht u dyshua për një aksident rrugor, por më pas u faktua se ngjarja kishte qenë e qëllimshme, kjo referuar dhe konflikteve të mëparshme që kishin pasur autori dhe viktima.