Connect with us

Aktualitet

Dhëndri i Pjerin Xhuvanit në gjendje të rëndë, policja i nënshtrohet operacionit, gjendja e të plagosurve dje në Elbasan

Published

on

Një ditë pas ngjarjes së rëndë dje në Elbasan ku mbeti i vrarë mjeku 56-vjeçar Pjerin Xhuvani, eksponent i PS, të katër të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

“Balkan Web” raporton se situata më e rëndë paraqitet për 32-vjeçarin Eltjon Bodinaku, dhëndri i viktimës, i cili është në terapi intensive.

Ndërkohë efektivja e forcave “Shqiponja” Xhensila Sota i është nënshtruar një operacioni në këmbë ku dhe kishte marrë plumbin.

Po kështu mbështetësit e PD që janë plagosur Emiljan Prenga e Pavlo Vuksani janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim në spitalin e Traumës.