Aktualitet

Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet, Merkel reagon nga SHBA: Po bëjmë të pamundurën

Published

on

Kancelarja gjermane Angela Merkel e cila ndodhet për një vizitë në SHBA ka reaguar në lidhje me përmbytjet e ndodhura në Gjermani ku si pasojë kanë ndërruar jetë me dhjetëra persona.

“Këtu në Uashington, mendimet e mia janë gjithmonë me njerëzit në atdheun tonë,” tha ajo, duke u shprehur ngushëllimet e saj familjarëve të viktimave.

Ajo u shpreh se po bëhet e pamundur për shpëtimin e disa banorëve që kanë mbetur të bllokuar në bodrumet e shtëpive të tyre.

Kancelarja gjermane tha se ajo ishte në kontakt të ngushtë me ministrat gjermanë të brendshëm dhe të financave në lidhje me mbështetjen që qeveria federale mund të sigurojë.

Exit mobile version