
Policia Vendore në Durrës, ka bërë me dije se ka arrestuar në flagrancë një 48 vjeçar, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.
Njoftimi I policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin B. R., 48 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.