Connect with us

Aktualitet

Dhunonte në mënyrë të përsëritur vajzën dhe bashkëshorten, arrestohet 43-vjeçari.

Published

on

Policia e Vlorës ka arrestuar një 43-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë në mënyrë të përsëritur ndaj vajzës dhe bashkëshortes.

Në prangat e policisë ka përfunduar shtetasi me inicialet A. Ç., ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, në mënyrë të përsëritur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.