
Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhunuar fizikisht një 27-vjeçar duke e mbajtur peng për 30 minuta.
Uniformat blu njoftojnë se janë vënë në pranga S. K., 20 vjeç dhe A. M., 23 vjeç, banues në Vlorë të cilët pretendonin se 27-vjeçari i kishte borxh një sasi lekësh njërit prej tyre.
Në lidhje me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë ndaj dy të arrestuarve rëndojnë akuzat për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.