Shendeti

Diaspora/ 1.6 milionë shqiptarë janë emigrantë. Të përqëndruar kryesisht në Itali dhe Greqi

Published

on

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, “Diaspora e Shqipërisë në Shifra”,  rreth 1.6 milionë shqiptarë banojnë jashtë vendit dhe përbëjnë diasporën shqiptare.

Përllogaritja e diasporës është bërë duke përdorur metoda të tërthorta, dhe bazohet në të dhënat e dy censuseve të njëpasnjëshëm.

Duke pasur parasysh se shqiptarët vendbanues nuk regjistrohen sistematikisht kur largohen nga vendi dhe duke qenë se ka pak stimuj që ata të regjistrojnë largimin te autoritetet vendore, nuk ka matje të besueshme të numrit të individëve që janë larguar nga Shqipëria. Sidoqoftë, INSTAT përdor metoda të tërthorta për kryerjen e një vlerësimi mbi numrin e migrantëve i cili bazohet në të dhënat e dy censeve të njëpasnjëshëm, edhe pse ka vështirësi ose kufizime“, thuhet në raport.

Metoda e tërthortë që INSTAT përdori për një derivim të numrit të përgjithshëm të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit si dhe strukturën e tyre moshore dhe gjinore, ishte krahasimi i dy popullsive, asaj të popullsisë banuese dhe regjistrit civil.
Si bazë u mor popullsia më 1 janar 2020 e regjistrit civil, e cila përmban të gjithë shtetasit shqiptar, pavarësisht vendbanimit të tyre (edhe ata që jetojnë jashtë vendit), sipas moshës dhe gjinisë. Kësaj popullsie ju zbrit popullsia e përllogaritur nga INSTAT (vlerësim vjetor), e cila i referohet popullsisë banuese në vend (personat që plotësojnë kushtin e vendbanuesit të zakonshëm – që jetojnë në vend për 12 muaj ose më shumë). Në këtë mënyrë u përllogarit numri i diasporës së re shqiptare në 1 janar 2020.

Në total, përllogaritet që diaspora shqiptare të jetë e përbëra nga 1.684.135 persona. 799.416 prej tyre janë femra dhe 884.719 janë meshkuj.

Raporti gjithashtu përfshin të dhënat e OKB, që tregojnë shpërndarjen e emigrantëve shqiptarë sipas destinacioneve kryesore nga 1955 deri në vitin 2019.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara për vitin 2019, numri i emigrantëve shqiptarë në botë është rreth 1,2 milionë. Italia dhe Greqia kanë përqindjen më të madhe të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit (rreth 75 përqind tpz.al

Exit mobile version