Në çdo vend të botës ku ka Shqiptarë aty është Shqipëri, e si mund të ndodhë ndryshe kur madhi për atdhe dashuria dhe krenaria kombëtare ndikojnë në zemrën e këtyre mërgimtarëve që kudo shkojnë e promovojnë dhe e flasin me krenari për identitetin tonë të pashoq.
Në këtë artikull, personazhet tona janë këta djem të Malësisë së Madhe, pikërisht Nga Kastrati i Malesisë, kryetari aktual i Shoqatës Vatra Dega Toronto zoti Tonin Kastrati i cili e udhëheq me dinjitet këtë shoqatë, e cila gjithmonë me ndihmën e komunitetit mbarë Shqiptar në Toronto, ka marrë disa nisma më promovimin e Shqipërisë në përgjithësi dhe Malësisë në veçanti, dhe ndihmesën në raste të ndryshme në mbarë tokat Shqiptare.
Tonini ky djalë i thjeshtë nga Kastrati i cili emigroi që i ri në USA ku dhe u aktivizua atje me shoqata të ndryshme dhe jetën e komunitetit Shqiptar, ku spikati shpirti human i tij.
Më vonë ai u vendos në Kanada ku dhe drejton Shoqatën atdhetare Vatra Dega Toronto.
Toni siç e thërrasin miqtë e tij ka influencuar në politikën Kanadeze për promovimin e vendit tonë, dhe ai me vullnetin personal ka realizuar disa ndërhyrje në infrastrukturën e fshatit të tij dhe më gjerë.
Toni tashmë sëbashku me kushëririn e tij Fatjon Sufaj i cili ndodhet po në Kanada, morën pjesë në një pritje në Parlamentin Kanadez ku u diskutua dhe për vendin tonë.
Këta Djem sëbashku me Fred Sufaj po nga fisi i Kastratit të Vjetër kanë realizuar disa projekte për lagjen e tyre dhe më gjerë, dhe Simbas Tonit. Fatjonit dhe Fredit këto nuk do të jenë të vetmet.
Duke ju uruar suksese në jetë dhe karrierë, ne i përshëndesin Vatranët dhe mbarë diasporën Shqiptare në Kanada, dhe i mirëpresim në realizimin e projekteve të tjera.