Aktualitet

Diell dhe rritje temperaturash, ja si nis java

Published

on

Vendi yn do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm, por që në zonat jugore nuk përjashtohet mundësia për reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 12°C në 24°C, në zonat e ulëta nga 20ºC në 32°C dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 33°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

 

Exit mobile version