MOTI

Diell dhe rritje temperaturash, por surpriza pasdite, zbuloni parashikimin e motit

Published

on

Mbi vendin tonë ditën  e sotme do të mbizotërojë një mot i kthjellët. Mesdita dhe pasditja parashikohet që të sjellin kalime vranësirash në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Gjithashtu edhe nata do të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike, sipas meteoalb.

Temperaturat e ajrit, vlerat minimale do të luhaten nga 2°C në zonat malore deri në 20°C maksimumi në rang territori. Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Moti –  E diel, 11 Prill 2021

Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke ndikuar mot të kthjellët në Shqipëri. Mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash në zonat përgjatë kufirit lindor. Edhe nata do të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dyja vlerat ditore ku vlerat minimale luhaten nga 2°C në zonat malore deri në 20°C maksimumi në rang territori. Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi  40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Exit mobile version