Connect with us

MOTI

Diell, rreshje shiu dhe bore/ Çfarë pritet të ndodh në vend gjatë 72 orëve të ardhshme?

Published

on

Në 28 mijë kilometra katrorë të vendit pritet që gjatë 72 orëve të ardhshme të shfaqen një mori fenomenesh atmosferike. Sipas Meteoalb, shiu do të nisë që sonte fillimisht në pjesën veri-perëndimore të vendit dhe më pas në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Gjatë paradites së nesërme pritet një përmirësim i përkohshëm të motit ku qielli do të jetë i pastër, por kjo do të zgjasë vetëm pak pasi gjatë natës së të dielës dhe në vijim vendi do të “pushtohet” sërish nga retë me reshje shiu dhe dëborë të dendura.

Madje, reshjet e shiut në pjesën veri-perëndimore dhe jug-lindore të vendit do të jenë në formë rrebeshi duke bërë që të rritet rreziku për përmbytje në zonën e Shkodrës dhe Lezhës.

Moti pritet të përmirësohet sërish gjatë pasditës së të hënës dhe të martën.

Lajm i mirë është rritja e temperaturave krahasuar me ditët e mëparshme ku tashmë vlerat minimale në zonat malore parashikohet të mos zbresin më shumë se -1 gradë celcius, ndërsa maksimumi parashikohet në 12 deri 13 gradë.

Kosova dhe Maqedonia do të jenë nën prezencën e vranësirave që do të sjellin reshje shiu dhe dëborë, ndërsa gjatë fillimit të javës parashikohet përmisim