
Një makinë është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Krujë.
Policia njofton se mjeti i djegur ka qenë i parkuar në banesën e shtetasit B.V, ndërsa janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.02.2021, rreth orës 03:00, në oborrin e banesës është djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. V.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona si dhe janë administruar provat në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.