Connect with us

Aktualitet

Digjet makina në qendër të Vlorës, dyshimet e policisë

Published

on

Një automjet është përfshirë nga flakët në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë teatrit “Petro Marko” në bulevardin kryesor të qytetit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit në mjetin tip Ford të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.03.2021, rreth orës 08:14, në bulevardin “Ismail Qemali”, një mjet i markës “Ford”, me drejtues shtetasin Z. K, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.