Aktualitet

Digjet një dyqan në Tiranë, merr flakë edhe ballkoni i një banese

Published

on

Digjet një dyqan tek rruga “Stefanaq Pollo” në kryeqytet, pranë zonës së njohur si “Varri i Bamit”.

Dyqani që tregtonte mallra të ndryshëm është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, teksa është djegur i gjithë malli, me vlerë të paktën dy milionë lekë.

Flakët kanë përfshirë dhe pjesën e ballkonit të apartamentit që ndodhej në katin e dytë të një pallati të vjetër. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.Tpz

Exit mobile version