Connect with us

Politike

Dilemat/ A bleu Vjosa Osmani shtëpi në “Marigona Hill”, aty ku çmimi shkon mbi 500 mijë euro?

Published

on

Një nga politikaneve më aktive në Kosovë, Vjosa Osmani, po i përmendet blerja e shtëpisë në lagjen “Marigona Hill”, që llogaritet si më e shtrenjta në Prishtinë. Aty ku jetojnë të pasuirt dhe aty ku posedimi i shtëpive është përdorur në politikë, kryesisht nga Albin Kurti, për të sulmuar kundërshtarët.

“Shtëpitë në lagjen Marigona” janë përmendur në Kuvend, si argument i Albin Kurtit, për të sulmuar kundërshtarët politikë, që kishin prona në këtë lagje. Siç duket Kurtit të majtë nuk i ka penguar që numri dy i listës së partisë së tij, Vjosa Osmani, ka shtëpi në “Marigona Hill”, citon gazeta Express.

Ndonëse përfol shumë, gjatë ditës së enjte Vjosa Osmani nuk është deklaruar për shtëpinë e saj, për të cilën flet kandidati i AAK-së për deputet, Daut Haradinaj.

“Nëse e shihni formularin e deklarimit të pasurisë te dytë janë më pasanik se unë. Zonja Osmani hiç nuk ka shumë kohë që ka marr shtëpi në “Marigona Hill” edhe bash te i njëjti pronar. Po ajo nuk mundet me na shit këta neve hiç”, ka thënë Haradinaj në “Debat Plus”.

Komenti i Haradinajt erdhi pas pyetjes që i bëri gazetari Vehbi Kajtazi, sesi e komenton deklaratën e kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit se Kosova nuk do të ketë më udhëheqës që jetojnë në shtëpi e lagje luksoze.

Lidhur me këto deklarata, Gazeta Express ka tentuar të marrë një koment nga Vjosa Osmani, por asnjëri nga këshilltarët e saj (deri në publikimin e këtij shkrimi), nuk kanë kthyer përgjigje, ndërsa zyra e “Marigona Hill”, theksuan se nuk e kanë të lejuar të japin informacione për klientët e tyre.

Një gjë dihet, Vjosa Osmani në deklarimin e pasurisë për vitin e kaluar, ka të listuar një detyrim që e ka ndaj kompanisë “Marigona Hill”. Osmani ka deklaruar detyrim prej mbi 115 mijë eurove ndaj kësaj kompanie.

Detyrimet financiare që znj. Osmani i ka deklaruar në AKK

Express thekson se çmimet për shtëpitë në ‘Marigona Hill’ variojnë nga 300 mijë deri në mbi 500 mijë euro, ndërsa për banesa nga 85 mijë euro deri në 240 mijë euro.

Në ditën kur në Kuvend ishte dorëzuar mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, në fundmarsin e vitit 2020, Kurti po përplasej me të gjithë ata që donin ta rrezonin. Në një moment ai ishte përplasur me Daut Haradinajt e AAK-së, duke i përmendur shtëpitë në “Marigonë”.

“Qasja e juaj e ka sjellë situatën kur luftëtari duhet të shpërblehet me naj shtëpi në “Marigonë” me naj biznes, me naj terminal doganor, me naj kompani me do hektar tokë bujqësore që i shndërron në motele e në autostradë, e kjo është gabim. Kjo është logjik mercenari, mercenari shkon në luftë dhe paguhet po këtu po i bjen që duhet me marr vetë se s’ka kush paguan”, tha në fund ai.

Gjithashtu Gazeta Express raportoi sot se dy prej bashkëpuntorëve të Kurtit, Taulant Kryeziu (Anëtar i VV-së ish-kandidat për deputet) e Luan Dalipi (shef i stafit të Kurtit gjatë kohës sa ishte kryeministër) kanë shtëpi në lagjen luksoze “Marigona”.

Ndërkaq më herët është raportuar se në lagjen “Marigona Residence”, që është ndërtuar më herët, kanë prona figura të ndryshime politike, përfshirë këtu ish-kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Daut Haradinajn. Gazeta Express.