Connect with us

Aktualitet

Disa kosovarë kanë mbetur në Afganistan, Ministria e Jashtme e Kosovës: Po angazhohemi t’i ndihmojnë, janë mirë dhe të parrezikuar

Published

on

Disa qytetarë nga Kosova kanë ngelur në Afganistan dhe nuk po munden dot të largohen për shkak të luftës.

Ministria e Jashtme e Kosovës njofton se po kontakton me tre qytetarë të cilët po përpiqet ti ndihmojë.

Ajo konfirmon se deri më tani qytetarët janë mirë dhe nuk rrezikohen.

Po ashtu Ministria i bën thirrje të gjithë qytetarëve nga Kosova që ndodhen në Afganistan të lajmërojnë në linjën emergjente për të marrë udhëzimet dhe ndihmën e duhur.

MINISTRIA E JASHTME E KOSOVËS

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), është duke vazhduar angazhimin intensiv edhe gjatë ditës së sotme për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës që ndodhen në Afganistan me qëllim të largimit sa më të shpejt nga atje.

Deri në mesditën e së hënës, MPJD është në kontakt të drejtpërdrejt me tre shtetas dhe po angazhohet për t’ju dalë në ndihmë. Ata janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të rrezikuar.

MPJD-ja u bënë thirrje të gjithë shtetasve tanë në Afganistan që të lajmërohen në linjën emergjente me numër +383 45 492 316, për të marrë sa më parë udhëzimet dhe ndihmën e duhur.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që së bashku me partnerët ndërkombëtar të ofroj të gjitha mjetet në dispozicion deri në evakuimin e të gjithë shtetasve tanë nga Afganistani.