Lajme

“Disa njerëz na afrohen fshehurazi te dera, na incizojnë punën dhe…”- Genc Prelvukaj sapo i hodhi ‘benzinë zjarrit’ me këtë deklaratë

Published

on

Këngëtari Genc Prelvukaj sapo i ka hedhur benzinë zjarrit me një postim që ka bërë në instastory.

Prelvukaj, i cili prej kohësh është në një lidhje me këngëtaren Eni Koçi, pretendon se e incizojnë fshehtas në studion e tij muzikore dhe më pas ia vjedhin idetë.

Këngëtari thekson se për më tepër, këto projekte lançohen nga të tjerë persona, por në mënyrë të dobët.

“Ne studio tek ne, shpesh vijne disa njerez, na afrohen fshehtas te dera, na incizojne punen, dmth i vjedhin idete, motivohen, marrin shembull, pastaj kthehen e i realizojne ne studiot e tyre ato qe i degjojne. Gjithsesi nxitojne per ti nxjerre para nesh. Mua sme vjen keq, sepse me kete pune tregojne sa te medhenj e te pashterrshem jemi ne, e sa te harxhuar jane ata. E vetmja gje qe me vjen keq eshte qe i realizojne tmerresisht dobet”, ka shkruar këngëtari.

Në fakt, të shumtë janë kolegët e tij në muzikë që kanë lançuar projekte të reja për këtë verë, ndaj bëhet pak e vështirë për t’u kuptuar se me kë e ka.

Megjithatë, mbetet të presim në mos vjen ndonjë tjetër reagim në rrjete sociale.

Exit mobile version