Aktualitet

Ditë e bardhë për PS-në, anëtarësohen 35 italianë!/ Rama: Unë dhe gjyshja flisnim italisht, lexoja filozofët e ndaluar…

Published

on

Kryeministri Edi Rama dhe eksperti i të gjithë llojeve të zgjedhjeve, Damian Gjiknuri, kanë zhvilluar një takim me disa shtetas italianë, që jetojnë në Vlorë dhe i kanë anëtrësuar në Partinë Socialiste edhe pse ata nuk votojnë dot në Shqipëri.

Rama u mbajti një fjalim të gjatë italianëve, ku u premtoi një aeroport të ri në Vlorë dhe u shpjegoi se si gjyshja e tij fliste italisht në diktaturë dhe kjo e bëri edhe Ramën një fëmijë dy-gjuhësh.

Ndërsa Damian Gjiknuri, shpjegoi zellin e italianëve për t’u anëtarësuar në PS dhe e lidhi këtë me reformat e mëdha që sipas tij ka bërë qeveria.

Në takim folën një nga një edhe italianët e anëtarësuar në PS, që shpjeguan se sa e bukur është jeta në Shqipëri.

Sot kemi mundësinë të bëjmë anëtarësimin e 35 shtetasve italianë, që kanë zgjedhur të jetojnë dhe punojnë në Vlorë. Për shkak të ndryshimeve të mëdha që ka pësuar Vlora, ata kanë parë jo vetëm atraktive qëndrimin dhe jetesën në Vlorë, por edhe të asociojnë veten me partinë që mundësoi këtë ndryshim.  

Ju vërtet nuk votoni se nuk jeni shtetas shqiptarë, por pse jo edhe të huajt të bëhen pjesë e Partisë Socialiste. Ne ju mirëpresim me krahë hapur“, deklaroi Gjiknuri.

Më pas erdhi edhe rrëfimi i rradhës i Edi Ramës për gjyshen që fliste italisht në Vlorë në kohën e diktaturës, bibliotekën e gjyshit, ku Rama i vogël gjeti librat e filozofëve të mëdhenj dhe i lexonte fshehurazi, por edhe për ekipin e Juventusit dhe aftësitë e rralla të këtij ekipi, që sipas Ramës, rilind edhe kur askujt nuk ja pret mendja.

Juventusi ka aftësinë për të rilindur edhe atëherë kur nuk e pret njeri dhe kur të gjithë armiqtë e shumtë e quan si të humbur.
..Unë kam pasur një pjesë të rëndësishme të fëmijërisë time në Vlorë, pjesën më të bukur të fëmijërisë time, pushimet verore, kur vija në shtëpinë e gjyshes time. Atje në atë shtëpi, jo larg prej këtej, kisha mundësinë të vihesha në kontakt dhe më pas të zhytem në kulturën italiane, sepse e gjithë biblioteka e gjyshit ishte me libra në italisht që ai i koleksiononte. Atje, kam pasur edhe kontaktin tim të parë me ata filozofë që në atë kohë ishin të ndaluar, Platoni, Schopenhauer. Italiashtja u bë një gjuhë e dytë, unë isha thuaje dy-gjuhësh, për shkak të gjyshes që fliste italisht“, tha ndër të tjera Rama, në këtë event të madh për Partinë Socialiste.

/TPZ.al/

Exit mobile version