Ekonomi

Ditë e sukseshme pune, për Portin e Durrësit,APD: 15,800 tonë mallra të shkarkuara në 24 orë

Published

on

Porti i Durrësit ka pasur ditëë të suskeshme pune, përsa i përketë eksport-importit të mallrave, ku vetëm në 24 orë janë akostuar 5 anije tregëtare. Autoriteti Portual, bënë me dije se puna po vijon me kapacitete të plota, përsa i përketë transportit dhe përpunimit të mallrave, në kalatat e tij.

 

15,800 tonë mallra si çimento(eksport-import), grurë dhe 350 konteinerë, janë përpunuar në tre terminalet portuale, nga 5 anijet tregtare të akostuar gjatë orëve të fundit në Portin e Durrësit.  Ndërkohë, në orët në vijim në tre Terminalet e përpunimit të malllrave janë akostuar shtatë anije me po aq lloj mallrash si çimento, grurë, skrap, llamarinë, hekur, melaminë dhe xhama, me një sasi të përgjithshme prej 23,300 tonë mallra.

Pjesa më e madhe e anijeve mësohet se kanë shkarkuar mallra importi, porosi e bizneseve shqiptarë, ndërsa njëra prej tyre, “Grit Cement”  që ka ngarkuar 3,700 tonë çimento për eksport

 

Exit mobile version