Connect with us

Ekonomi

Ditë e suksesshme për Portin e Durrësit, APD: 8 anije me grurë dhe çimento priten të përpunohen në kalatat portuale

Published

on

Porti i Durrësit dhe më i madhi në vend, po kalon sot një tjetër ditë të suksesshme, përsa i përketë përpunimit të mallrave, Katër anije me grurë dhe katër të tjera me çimento do të shkarkohen gjatë orëve në vazhdim në portin e Durrësit.

Në dy Terminalet e përpunimit të anijeve tregtare po vijon shkarkimi i 5 anijeve me rreth 18 mijë tonë mallra të ndryshme.

Në dy prej tyre po përpunohen 8,183 t grurë gjithsej, ndërsa në tre të tjerat përkatësisht 4 mijë t çimento, 3,521 t superfosfat dhe 2,214 t makineri të ndryshme.

Ndërkaq mësohet se gjatë orëve të ardhshme, në portin më të madh të vendit pritet të ankorohen dy anije me 9 mijë t grurë, dy anije me 6,840 t çimento dhe një anije tjetër me 223 konteinerë.

Gjatë periudhës janar-korrik të 2020-ës, në Terminalin e Konteinerëve të portit më të madh në vend janë përpunuar 96 anije të specializuara me 77,036 TEU (njësi konteinerike) gjithsej.

Referuar të dhënave statistikore të 7-mujorit, mësohet se gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti janë përpunuar 852 mijë tonë mallra gjithsej.

Nga çdo anije gjatë periudhës janar-korrik janë përpunuar mesatarisht 593 TEU (njësi konteinerike) gjithsej.

Numri më i lartë i konteinerëve të import-eksportit, 3,028 TEU gjithsej është përpunuar nga anija “Alinda”, ndërsa numri i anijeve me mbi një mijë TEU (njësi konteinerike) gjatë periudhës janar-korrik 2020 arrin në 15 gjithsej.