HOROSKOPI

Ditë Vendimtare Për Të Dashuruarit! Beqarët Duhet Të Reflektojnë…Mësoni Horoskopin

Published

on

Ditë shumë vendimtare ka për të qenë kjo e sotmja për ju të dashuruarit. Nëse keni pasur probleme në çift gjithçka do zgjidhet sa hap e mbyll sytë. Ju beqarët duhet të jeni më të matur dhe nuk duhet të hidhni hapa pa qenë plotësisht të sigurt. Financat do jenë goxha të favorizuara kështu që mund të bëni të gjitha shpenzimet që keni parashikuar prej kohësh.

DEMI 21. prill – 21. maj
Për ju të dashuruarit marrëdhënia me partnerin do ketë goxha përmirësime. Komunikimi dhe toleranca do çojnë atje ku keni dashur. Beqarët ka shumë mundësi t’i kthejnë shpinën dashurisë sot dhe nuk do pranojnë asnjë lloj ftese që do iu bëhet. Shpenzimet nuk duhet t’i kryeni në mënyrë të palogjikshme sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit në çdo moment.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Sot gjërat kanë për t’iu ecur shumë mirë ju të dashuruarve. Do ndani me partnerin edhe brengat më të mëdha dhe do çliroheni goxha. Beqarët duhet të reflektojnë mirë dhe të kuptojnë njëherë çfarë duan të bëjnë para se të veprojnë. Bëhet fjalë për të ardhmen e tyre. Buxhetin duhet ta menaxhoni me përpikmëri të madhe sepse vetëm ashtu situata do mbahet nën kontroll.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Nuk do jeni shumë në humor gjatë kësaj dite dhe mund të keni edhe debate të vogla me partnerin. Nuk do ju pëlqejë shume kokëfortësia e tij për disa gjëra dhe do ja thoni këtë. Beqarët do i bëjnë të gjitha përpjekjet për ta ndryshuar statusin dhe fale edhe mbështetjes së miqve çdo gjë do jetë më e thjeshtë. Buxheti do jetë më i mirë, por jo perfekt për të kryer investime gjigande.

LUANI 23. korrik – 22. gusht
Partneri juaj do ndihet shume mirë me përkëdheljet dhe dashurinë që do i ofroni kështu që do mundohet t’ua shpërblejë gjithçka. Përgatituni edhe për ndonjë surprizë jashtë parashikimeve. Beqarët do kenë takime pafund dhe pranë disa personave do fillojnë të ndihen goxha mirë. Buxhetin, por e menaxhuar me mençuri nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi as më vonë.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Ditë e stuhishme ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do acaroheni me disa gjeste të partnerit dhe nuk do e toleroni për asgjë. Beqarëve më në fund do iu rikthehet fuqishëm buzëqeshja dhe rrahjet e zemrës do ju shpeshtohen. Për menaxhimin e buxhetit do ndiqni strategji shumë strikë dhe nuk do lejoni që gjendja të destabilizohet.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Ata që sapo kanë dalë nga një periudhë delikate për jetën në çift, do afrohen më shumë me partnerin dhe do sqarojnë gjithçka me delikatese dhe maturi. Beqarët nga ana tjetër do jenë mjaft sensualë dhe do tërheqin vështrimet e të gjithëve. Edhe në planin financiar planetët do ndikojnë pozitivisht. Situata do fillojë të konsolidohet ndjeshëm dhe ju do jeni më të qetë.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Edhe gjatë kesaj dite jeta juaj në çift do jetë paksa e paqëndrueshme. Mundohuni me çdo kusht të largoni stresin dhe të mendoni me pozitivisht për të ardhmen. Beqarëve do iu shtohen të rrahurat e zemrës. Më në fund as ata nuk do ndihen më vetëm. Për shkak të disa shpenzimeve të domosdoshme që do iu duhet të bëni financat do fillojnë të destabilizohen.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Edhe pse do keni shumë gjëra për të bërë sot do e gjeni kohën për të qëndruar pak me atë që keni ne krah. Nga ana e tij ai do tregohet edhe më i kuptueshëm. Beqarët duhet të përfitojnë nga kjo ditë me diell për të joshur personat që pëlqejnë. Në planin financiar do merrni iniciativa për të bërë një riorganizim të buxhetit. Do e përmirësoni ndjeshëm situatën.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Ka shumë mundësi që komunikimi ndërmjet jush dhe partnerit të shtohet edhe më shumë gjatë kësaj dite. Do ndani çdo mendim dhe çdo ide me të. Beqarët nuk duhet te tregohen të turpshëm sepse në këtë mënyrë nuk do e gjejnë dot atë që kërkojnë. Çështjet financiare do shkojnë më së miri. Do keni fat të kryeni edhe ndonjë shpenzime me tepër nga zakonisht.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Ju që jeni prej disa kohësh në çift do kaloni momente të paharrueshme me partnerin tuaj. Do bëni çmos që të ndiheni të lumtur dhe do ia shprehni pa pushim ndjenjat atij. Beqarët do dalin me miqtë për të festuar diçka dhe atje papritur do ndodhë takimi i shumëpritur. Tregohuni sa më të hapur. Në planin material, fati do iu buzëqeshë. Do kryeni transaksione të rëndësishme dhe afatgjata.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Nëse jeni në një lidhje ambienti nuk do jetë aq i ngrohtë sa ju e prisnit. Bashkëpunimi do të shterojë dhe ndjenjat nuk do jenë më aq të thella sa më parë. Mundohuni të gjeni arsyet e gjithë kësaj dhe të rregulloni situatën. Beqarët do kenë disa takime, por nuk do gjejnë dot personin që kanë ëndërruar. Kujdes me transaksionet financiare. Shtyjini për më vone sepse situata nuk është e favorshme.

Exit mobile version