Bota

Ditën “Miss”, natën anëtare e një bande të përgjakshme, arrestohet bukuroshja

Published

on

Një “Miss” në Meksikë është burgosur nga policia vendase pasi dyshohet se është anëtare e një bande të përgjakshme pengmarrjesh. 25-vjeçarja e identifikuar si Laura Mojica Romere, pritet të dënohet me 50 vite burg dhe të shpallet fajtore për krimet mbi të cilat akuzohet.

Ajo ka fituar konkursin rajonal meksikan të bukurisë Miss Oaxaca në 2018. Ajo u njoh fillimisht në konkursin e bukurisë Miss Earth Oaxaca në 2015, por tashmë fotot e saj po bëjnë xhiron e botes në media.

Laura ishte pjesë e një bande me tetë persona, pesë burra e tre gra. Në deklaratë thuhej se ajo ishte një nga “tetë anëtarët e bandës kriminale të specializuar në pengmarrje”.

“Tetë pengmarrësit e dyshuar janë dërguar në paraburgim për dy muaj gjatë vijimit të hetimeve”, thanë autoritetet.

 

 

  • B.w

Exit mobile version