HOROSKOPI

Do keni 1 mundesi qe vjen njehere ne jete/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do kete FAT ne vitin 2021

Published

on

Dashi (21 mars – 19 prill)

Ju jeni duke mësuar se si të bashkëpunoni me të tjerët dhe të bëni një ndikim më të qëndrueshëm brenda komuniteteve ku bëni pjesë. Ju jeni gjithashtu të përqendruar në bashkëpunimin në një nivel personal. Jeni mësuar të jeni gjithnjë miku më i mirë apo lojtari më i fortë.

2021-shi është një kohë e bukur për ju që të përfshiheni në një organizatë fitimprurëse ose të filloni të bëni një punë vullnetare, pasi po gjeni mënyra të rëndësishme për të dhënë dhe për të bërë një ndryshim tek të tjerët.

Demi (20 prill – 20 maj)

Ky është një vit i madh për karrierën tuaj. Ju po zgjeroni arritjet në punë, teksa merrni leksione të rëndësishme për të arrirë aty ku doni profesionalisht. Disa lëkundje të papritura mund të përfundojnë duke çuar rrugën tuaj të karrierës në një drejtim të ri, kështu që marrja e rreziqeve të llogaritura është e domosdoshme. Deri në fund të vitit 2021, ju do të keni një përvojë të pasur që mund t’ju duhet gjatë gjithë jetës suaj personale.

Binjakët (21 maj – 20 qershor)

Për Binjakët, ky është viti i “zgjerimit të horizonteve”.

Pavarësisht nëse jeni duke udhëtuar, duke studiuar apo duke ndjekur ëndrrat tuaja për një kohë të gjatë, ju përsëri do ndiheni të etur për më shumë stimulim mendor. 2021-shi është viti ku ju do të kuptoni se nuk ka asgjë që s’mund ta arrini, nëse “ja keni vënë syrin”. Besimet tuaja filozofike po ndryshojnë formë, kështu që ndërsa mund të keni disa luftëra ekzistenciale gjatë vitit, do të gjeni ngushëllim në mençurinë që po përvetësoni.

Gaforrja (21 qershor – 22 korrik)

Kufijtë do të jenë veçanërisht të rëndësishëm këtë vit. Ju jeni gjihnjë të gatshëm të sakrifikoni për të tjerët, prandaj është e lehtë ta humbisni veten në marrëdhënie të ngarkuara emocionalisht. Pikërisht, për këtë, ju duhen edhe kufijtë që do vendosni mes njerëzve.

Këtë vit, jepini përparësi vetes suaj dhe një procesi shërimi. Gjeni mënyra për t’u ndjerë të sigurt dhe të fortë, edhe me pikat tuaja të dobëta.

Luani (23 korrik – 22 gusht)

Mendja juaj është te dashuria dhe partneritetet këtë vit. Komunikimi brenda marrëdhënieve tuaja më të ngushta po zë vendin e parë – ju jeni duke mësuar se si të përqafoni drejtësinë dhe të bëni kompromis me njerëzit që doni më shumë, duke shprehur gjithashtu nevojat tuaja.

Ky vit do t’ju japë mundësi edhe të rreguloni rolet e marrëdhënieve që shihni se nuk po funksionojnë. Kujdesuni për karrierën tuaj duke mos iu dedikuar vetëm marrëdhënieve personale, por duke u përqendruar në ekuilibin punë-jetë.

Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)

Nëse prej kohësh nuk jeni marrë me veten, ky vit është momenti për të rikrijuar një rutinë të kujdesit ndaj vetes në jetën tuaj. Kjo përfshin ushtrime fizike, kujdes ndaj lëkurës etj.

Bëni vend në kalendarin tuaj për t’i lejuar vetes më shumë për t’u kënaqur. Sinkronizoni energjitë e mendjes, trupit dhe shpirtit tuaj.

Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

Ky është një vit i shkëlqyer për të sjellë në jetë “fëmijën tuaj të brendshëm” dhe për të kuptuar se çfarë ju sjell gëzim. Ju po mësoni më shumë për procesin tuaj krijues dhe mënyrën se si frymëzoheni, prandaj jini të durueshëm me veten, ndërsa eksperimentoni me mënyrat për të shprehur atë që keni në zemër.

Mundësitë për romancë janë të shumta, prandaj mund të ndesheni papritur me ndjenja më të thella se ç’keni menduar. Mos harroni, kjo e gjitha është pjesë e një procesi.

Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)

Këtë vit ju jeni përqendruar në ndërtimin e një rrjeti sigurie emocionale. Kjo mund ta bëjë jetën tuaj të ndihet më e qetë dhe më e sigurt. Ose mund të jeni duke bërë rregullime në rrethin tuaj të ngushtë të miqve dhe duke zgjedhur të rrethoheni me një grup miqsh më të besueshëm.

Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)

Ky do jetë një vit i ngarkuar dhe emocionues. Ju po mësoni të jeni më të pranishëm dhe t’u kushtoni vëmendje njerëzve, situatave dhe gjërave në mjedisin tuaj të përditshëm, që do t’i bëjnë ndërveprimet tuaja të përditshme të ndjehen më të kënaqshme. Praktikoni meditimin dhe përgatituni për miqësi të reja në këtë vit.

Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)

2021 do t’ju kërkojë të mendoni për ato që vlerësoni më shumë në jetë. Është një periudhë e shkëlqyer për të ndryshuar buxhetin tuaj personal dhe për të bërë një vlerësim të situatës suaj financiare. Ky mund të jetë një vit i shpenzimeve të mëdha, por gjithashtu mund të jetë një vit i fitimeve dhe kursimeve të mëdha nëse i luani kartat tuaja si duhet. Sigurohuni që ta përkëdhelni veten për të festuar arritjet tuaja.

Ujori (20 janar – 18 shkurt)

Ju pret një vit me arritje të jashtëzakonshme. Ju jeni duke e ripërcaktuar veten dhe duke analizuar se si do i prezantoheni botës, se si karriera juaj reflekton mbi ju dhe çfarë përshtypjesh u lini njerëzve përreth jush.

Viti 2021 mund t’ju japë disa kriza identiteti, por ju do dilni nga ky vit më të fortë se kurrë dhe do e njihni veten tuaj shumë më mirë, në një nivel tjetër.

Peshqit (19 shkurt – 20 mars)

Uni juaj ëndërrimtar do të jetë po aq i pranishëm këtë vit. Por, në vend që të humbisni në mjegullën e imagjinatës suaj, gjeni mënyra për të lidhur vizionet tuaja shpirtërore me jetën tuaj të përditshme.

Ky është një vit perfekt për t’i dhënë përparësi një lidhjeje më të thellë me veten ose me dikë tjetër. Filloni të lexoni një libër shpirtëror apo të praktikoni meditimin.

Exit mobile version