Aktualitet

“Do ta çojmë deri në fund betejën për shtëpitë e kombinatësve”/ Kryemadhi në Kombinat: Prokuroria të hetojë për…

Published

on

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi kujtoi periudhën kur në vitin 2001 u zgjodh deputete në Kombinat, atje ku sipas saj duhet mbi një orë për të shkuar për shkak të mungesës së rrugës.

Kujtoj kohën, vitin 2001 kur kombinatasit me votuan mua si deputet të PS-së. Ai moment kur Kombinati, Misto Mame, Qyteti i Nxënësve, unaza e re, i dhanë Monika Kryemadhit 71% të votave si deputet në mazhoritar. Që të vije në Kombinat, duheshe mbi 1 orë e gjysëm sepse nuk kishte rrugë. Kombinatasit bllokonin rrugën se nuk kishte ujë, nuk kishte çerdhe. Këtu pas nesh ishte kanali i famshëm i Sharrës, që përmbyste Kombinatin sa herë binte shi. Dritat mungonin në Kombinat, në Fushë Misto Mame, në Unazë të re, sepse sa herë binte shi, shtyllat e tensionit apo kabinat elektrike fikeshin.

Çdo ditë në kombinat para 30 vitesh ishte hall sepse nuk kishin as ujë, as drita, as rrugë dhe asgjë tjetër, vetëm baltë dhe vështirësi. Së bashku me socialistët e asaj kohe, ne bëmë që brenda 1 viti jo vetëm të mbyllet kanali i Sharrës, jo vetëm të bëhej rruga, të mbillnim blirët buzë rrugë, të bënim poliklinikën me Bankën Botërore, jo vetëm të bënim të gjithë infrastrukturën me Cooperazione Italiane në atë kohë. Të gjithë ju e mbani mend fabrikën që donin ta privatizonin për 500 mijë lekë të vjetra dhe ne ndërhymë dhe e bëmë shkollë, që është sot në atë zonën e Misto Mames. E pra të gjitha këto u bënë me një vullnet politik, me dëshirën e banorëve, të deputetit dhe të gjithëve bashkërisht për të ju shërbyer qytetarëve”, theksoi ajo.

Duke u ndalur tek procesi i rindërtimit, Kryemadhi tha se prokuroria duhet të hetojë lëvizjet e Bashkisë së Tiranës dhe parave nëpërmjet bankave.

“Sot në Kombinat si para 21 vjetëve na u desh përsëri me zotin Vasili 1 orë e 20 minuta për të ardhur nga zyrat e LSI deri në Kombinat, për shkak të trafikut, bllokimit të rrugëve, absurditetit që po ndodh çdo ditë e më shumë për shkak të ndërtimeve në Tiranë. Sot nga ky vendi ku jam unë shikoj godina të shembura, të rrënuara. Të kthesh kokën do të shikosh fasadën e dëmtuar që Edi Rama i ka bërë Kombinatit. Ajo që unë dua të theksoj dhe them, dhe që tha edhe Floida, sepse unë besoj tek të rinjtë dhe të rejat, sepse dëshirat dhe ëndrrat e tyre, janë të patjetërsueshme. Çdo kush do jepte jetën për të realizuar ëndrrat e fëmijëve të tij dhe prandaj unë besoj tek të rinjtë, besoj të forca që Floida ka për ta çuar deri në fund betejën për shtëpitë e kombinatësve, që bashkia e Tiranës me Edi Ramën në krye duan të shembin. Pallatet që kombinatësit i kanë ndërtuar me gjakun e tyre, të prindërve të tyre, siç ndërtuan Kombinatin, tashmë Edi Rama kërkon ti largojë nga shtëpitë e tyre, pronat e tyre për të ju dhanë oligarkëve për të ndërtuar kullat dhe për të kthyer truallin e kombinatësve në lulishte. Betejën e parë qytetarët e kombinatit e fituan. Fituan në Gjykatën Administrative për vendimet e parregullta që Bashkia e Tiranës ka marrë për tjetërsimin e pronave të kombinatësve. Ky është vetëm fillimi. Ne do ta çojmë deri në fund për të mbajtur jo veç fjalën që ju kemi dhënë, por sepse kjo është më njerëzorja, e ndershmja që secili nga ne ka. Nëse ne nuk respektojmë pronën e tjetrit si mund të respektojmë të drejtat e njeriut, të shkollës, të shëndetit, të fjalës. E pra, kombinatasit që kanë shtëpitë aty do ti rindërtojnë prap me paratë e buxhetit të shtetit dhe jo paratë e tyre.

Sepse sot jo vetëm Bashkia e Tiranës por edhe çdo institucion tjetër duhet të jetë shumë i kujdesshëm, dhe i bëj thirrje Prokurorisë të hetojë për lëvizjen e parave që bëhet nëpërmjet bankave të nivelit të dytë nëpër qytetarë të tjerë, të cilët kërkojnë t’ju tjetërsojnë pronën apo votën”, theksoi ajo.

Exit mobile version