Aktualitet

“Do të dalin disa të dhëna për zonjën Çomo”, Grida Duma bën paralajmërimin e fortë për shefen e Infektivit

Published

on

Grida Duma paralajmëron të dhëna interesante që do të dalin në dritë për Najada Ccomon, e cila kandidon si deputete në radhët e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, se bashku me Luljeta Bozon në krye të listës.

Për Grida Dumën vendosja e këtyre dy figurave në listat e kësaj force politike është një dëshpërim, pasi sipas saj shqiptarët duan t’i harrojnë tragjeditë, me të cilat u përballën në vitet e fundit.

Gjatë bisedës në studio ajo theksoi se pandemi në Shqipëri është keqmenaxhuar dhe se qytetarët gjatë kësaj periudhe janë futur në borxhe, ndërsa paralajmëroi edhe të dhëna jopozitive për mjeken Najada Çomo.

“Për të mos u marrë personalisht them se nuk mundet të mendosh që ky është moment por vetëm dëshpërim. Se si do të dalin disa të dhëna për zonjën Çomo, por këtë do t’ja lëmë të dhënave siç e thonë njerëzit. Nuk ja njoh reputacionin. Por nëse është figurë mitike e pandemisë dhe pandemia është menaxhuar keq… Tani çfarë doni ju? Në një situatë ku pandemia i ka çuar njerëzit në borxhe unë nuk e di se si mundesh t’i të mendosh që në krye sistemit të dështuar, krye-dështimi të jetë sukses?”,tha Duma.

Exit mobile version