HOROSKOPI

Do te keni nje mundesi qe vjen 1 here ne jete/ Astrologu Jorgo Pulla paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

BINJAKËT DITOR

Të përgjithshmet

Disi presionuese është dita e sotme për ju pasi Hëna, formon një kënd negative me Marsin e kundërt dhe Plutonin, që sjell impulsivitet por edhe ndjenjën se nuk ju mbështesin mjaftueshëm kryesisht për sa i përket planeve tuaja produktive.

Dashuria

Jeni mjaft erotik sonte, pavarsisht debateve, ndërkohë që cështjet tuaja personale nuk qëndrojnë të pandikuara nga rrjedha e ditë, kështu që do të hasni shumë vështirësi në kontaktet tuaja me njerëzit tuaj të dashur dhe nëse jeni prindër, të mbëni mend se sot nevojat e fëmijës tuaj janë të larta.

Karriera dhe financat

Financat ndikohen gjithashtu nga karakteri i fortë i ditës, kështu që shmangni c’do plan madhështor që lidhet me xhepin dhe portofolin tuaj.

BRICJAPI DITOR

Të përgjithshmet

Marsi i kundërt formon një kënd negativ me Plutonin në shenjën tuaj, element që dëshmon se detyrimet e shumta që keni marrë përsipër këtë periudhë, ju distancojnë nga lidhjet tuaja ndërpersonale, ndërkohë që në përgjithësi kushtet aktuale duken se ju presionojnë vecanërisht.

Dashuria

Ekzistojnë mundësi për tu afruar më pranë personit që ju intereson, ndërkohë ashtu si është tani e formuar korniza aktuale, ju largon nga cështjet tuaja personale, për shkak të distancës fizike apo sentimentale.

Karriera dhe financat

Preferoni të shmangni c’do lloj lëvizje sot profesionale, ndërkohë në përgjithësi do duhet të jeni shumë të kujdesshëm për të mos vënë në rrezik imazhin që përcillni për jashtë, në lidhjet tuaja sociale.

UJORI DITOR

Të përgjithshmet

Dita e sotme mban cështjet e rutinës në epiqëndrën e interesit tuaj, ndërkohë që ndjeni se mbyteni nga të gjitha cështjet e mërzitshme të mbetura pezull dhe reagoni ashpër përballë c’do kufizimi.Kështu që kujdesuni të merreni vetëm me më të rëndësishmet dhe të drejtoni oreksin që keni në kanale produktive.

Dashuria

Jeni vecanërisht të prerë në mënyrën sesi shprehni idetë tuaja dhe kjo zmadhon distancat që ju ndajnë me personat e tjerë, por mundeni përfundimisht të lidhni hapësirat, pasi shokët ju japing zhgjidhjet në udhëkryqet që ekzistojnë në cështjet sentimentale.

Karriera dhe financat

Sot preferohet të ruani tone të ulta në ambjentin tuaj të punës, ndërkohë që përgjithësi kujdesuni të jeni sa më korrekt mundeni, për shkak të kushteve, me detyrimet që keni marrë përsipër. Fundja, ekzistojnë dhe mundësi zhvillimi ekonomike.

Exit mobile version