Connect with us

Politike

Do t’i zërë vendin Ilir Metës? Deputetja socialiste nuk e mohon: Është nder i madh që të përflitet emri im për Presidente!

Published

on

Deputetja e PS-së dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli u pyet mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘PolitikON’ për zërat që e kanë përfolur si një kandidate për presidente. Kodheli u shpreh se është një nder edhe të përflitesh për diçka e tillë, dhe kujtoi se ka qenë e para grua që ka drejtuar ministrinë e mbrojtjes.

Kodheli: Unë jam gruaja e parë që kam drejtuar ministrinë e Mbrojtjes dhe jam sot kryetarja e komisionit të politikës së Jashtme dhe njëherësh zv. presidente e asamblesë së NATO-s. I jam falenderuese çdo personi që më ka mbështetur dhe PS-së, e Edi Ramës.

Është nder i madh edhe të të përflitet emri për President të Republikës dhe deri në fund do të jap maksimumin tim për t’i shërbyer atdheut tim, sepse e bëj për një të ardhme që e kam në zemër, sepse e bëj nga këndvështrimi i zemrës.