Connect with us

Bota

“Dramat e jetës time”, Këngëtarja bën rrëfimin tronditës: Jam përdhunuar dy herë, kam humbur virgjërinë në njërin prej tyre

Published

on

Demi Lovato ka zbuluar detaje tronditëse në lidhje me të kaluarën e saj në serinë e dokumenteve “Demi Lovato: Dancing With the Devil”.

Këngëtarja ka rrëfyer se është sulmuar seksualisht dy herë, natën e mbidozës në 2018-ës nga shitësi i drogës dhe kur ishte vetëm 15-vjeç nga një adoleshent tjetër ndërsa punonte për Disney Channel në fund të viteve 2000.

“Jo vetëm që kam qenë mbidozë. Unë u shfrytëzova. Më gjetën nudo. Më la duke vdekur pasi ai përfitoi nga unë. Kur u zgjova në spital, më pyetën nëse kemi patur marrëdhënie konsensuale.” tha këngëtarja duke shtuar më tej se vetëm pas një muaji nga mbidoza kishte kuptuar se kishin abuzuar seksualisht me të.

Duke folur për këtë ngjarje, Lovato rrëfeu gjithashtu për herë të parë publikisht për përdhunimin kur ka qenë adoleshente.

“Kur isha adoleshente, isha në një situatë të ngjashme. Kam humbur virgjërinë në një përdhunim,” tha ajo. “Hera ime e parë nuk ishte romantike. Më duhej ta shihja këtë person gjatë gjithë kohës dhe u përballa në mënyra të tjera.“, tha Lovato.