Aktualitet

Drejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve në Kinë: Vaksinat kineze nuk ofrojnë mbrojtje të lartë! Mund të përdorim vaksinat të tjera

Published

on

Në një rrëfim të rrallë, drejtuesi më i lartë i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve në Kinë, Gao Fu, ka pranuar se vaksinat kineze kundër Covid-19, nuk kanë treguar efektivitet të lartë.

Associated Press raporton se këto komente, Gao Fu, i ka bërë në një konferencë, ku ka sqaruar se për shkak të efektivitetit të ulët, qeveria kineze po konsideron bashkimin e vaksinave, për të rritur efektivitetin.

Vaksinat kineze “nuk kanë mbrojtje shumë të lartë”, tha Gao Fu në konferencën në qytetin e Chengdu.

“Tashmë po shqyrtohet zyrtarisht nëse duhen përdorur vaksina nga linja të tjera teknike, për procesin e imunizimit”, mësohet të ketë deklaruar ai.

Kujtojmë se qytetarët shqiptarë, po vaksinohen masivisht me vaksinën kineze të prodhuar nga Sinovac.

Kjo vaksinë nuk është aprovuar nga agjensitë kryesore perëndimore, si EMA e Bashkimit Europian, CDC amerikane apo MHRA britanike.

Kina nuk i ka ndarë të dhënat e testimeve klinike të fazës së tretë, por testimet në disa prej vendeve që e kanë përdorur këtë vaksinë, sugjerojnë një mbrojtje jo të lartë.

Një studim i fundit në Kili, tregon se vaksina Sinovac ishte vetëm 3% efektive në dozën e parë dhe mbrojtja shkonte deri ne 56% me dozën e dytë.

Vaksina Sinovac, ka mbërritur në Shqipëri nëpërmjet Turqisë. Ishte vetë kryeministri Rama që i solli vaksinat në Shqipëri dhe që prej mbërritjes së kutive të vaksinave, ato janë aplikuar në mënyrë masive fillimisht tek më të moshuarit, por informacionet për këtë vaksinë kanë qenë mjaft të limituara dhe procesi i vaksinimit nisi në mënyrë rrufe, gjatë fushatës elektorale.

/TPZ.al/

Exit mobile version