Aktualitet

“Drejtoria Vendore e Policisë ka angazhuar…”, efektivët e Korçës marrin në ruajtje mbi 400 qendra votimi për zgjedhjet e 25 prillit

Published

on

Policia e Korçës ka marrë në ruajtje 427 qendrat e votimit dhe 7 KZAZ-të në këtë qark, me rastin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, të vitit 2021.
Nëpër të gjithë territorin e qarkut, do të qëndrojnë në gatishmëri 505 efektivë, të cilët do të duhet t’i ruajnë qendrat e votimit dhe sigurinë publike në tërësi.

Efektivëve do t’iu duhet të qëndrojnë “me sytë katër” deri në orën 06:00 të datës 25.04.2021, kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, sipas policisë.

Njoftim i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë, Policia e Korçës, po kryen me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e saj.

Nga strukturat e Policisë Korçë, janë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore në të gjithë territorin e qarkut.

Punonjësit e policisë janë paraqitur sipas detyrës së përcaktuar pranë këtyre objekteve, për t’i marrë në ruajtje.

Nga shërbimet e policisë janë marrë në ruajtje në të gjithë territorin e qarkut:

– 427 Qendra Votimi.
– 7 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor/Vendnumërimi votash.

Për ruajtjen e KZAZ-ve, Qendrave të Votimit dhe garantimin e sigurisë publike në tërësi, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka angazhuar 505 punonjës policie.

Ruajtja e Objekteve Zgjedhore do të vazhdojë deri në orën 06:00 të datës 25.04.2021, kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Pranë strukturës vendore të Policisë funksionon grupi i drejtim-koordinimit, i cili është ngritur për menaxhimin e përpunimin e shpejtë të informacionit dhe për një komunkim sa më efikas dhe në kohë reale me median e publikun.

Policia e Korçës, ka marrë të gjitha masat për krijimin e kushteve që qytetarët të votojnë të lirë dhe të qetë.

Exit mobile version