
Nga fisi i vjetër dhe i nderuar i Merturit, Drilon Merturi është një zë i ri që do kandidojë në politikën shqiptare. I lindur në Tropojë dhe me origjinë nga Shëngjergji, ai vjen nga një familje me traditë kontributi në çështjet kombëtare – Beqir Ndou, ish-deputet dhe zëvendësministër pas çlirimit, ishte axha i babait të tij.
Me një formim të fortë akademik dhe profesional, Drilon Merturi ka studiuar në Universitetin Shtetëror të Milanos, ku është diplomuar në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, me fokus në ekonomi. Pas një eksperience si mësues i gjuhës angleze në Tropojë, ai ka punuar për 17 vite në muzetë kryesore të Milanos, duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me shtetas nga e gjithë bota.
Sot, ai kandidon për deputet në Qarkun e Kukësit me “Shqipëria Bëhet” si kualicion; “Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj, i bindur se ky vend meriton më shumë. Me një vizion të qartë për zhvillimin e zonës dhe përfaqësimin e denjë të Nikaj-Merturit dhe gjithë Kukësit, Drilon Merturi është i vendosur të ngrejë zërin për të drejtat dhe nevojat e kësaj treve, të lënë në harresë nga qeveritë e deritanishme.
Një zë i ri për një të ardhme më të mirë!
Drilon Merturi – Kandidat për Deputet, Qarku Kukës
Bashkohuni me ne për një Nikaj-Mertur të zhvilluar dhe një Kukës më të fortë!
Drilon Merturi #NikajMerturi #QarkuKukës #ShqipëriaBëhet
#Nga – Besnik Nikoll Palnikaj